Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Pochettino: Spanjës do t’i duhen vite për një tjetër Xavi

Mauricio Pochettino u kthye në Barcelonë për të marrë pjesë në ditët e trajnerëve, të organizuar nga Federata Katalanase e Futbollit (FCF). Trajneri i Tottenham vlerësoi disa aspekte të situatës aktuale të kombëtares spanjolle, pasi ajo u mund 3-2 në Kroaci, si dhe komentoi thashethemet që për vite e vendosin atë në stolin e Real Madridit. “Çelësi për të qenë një trajner elitar është dëshira dhe pasioni për futbollin, si dhe vendosmëria për të bërë gjëra të mira”, – tha ai.

Në lidhje me kombëtaren iberike, e cila ka dështuar të shkojë më tej se çerekfinalet e një kompeticioni të madh, që nga fitimi i “Euro 2012”, trajneri hispano-argjentinas është i qartë: “Ka një sfidë përpara Spanjës, por ju duhet të kuptoni se në kohën e triumfeve të mëdha, kjo kombëtare kishte lojtarë të mëdhenj, si Xavi dhe Iniesta. Jemi duke parë se edhe te Barcelona, ata të dy janë të papërsëritshëm, pavarësisht se në “Camp Nou” luan Messi. Duhen vite për të parë lojtarë si ata të dy te Spanja. Unë mendoj se kombëtarja juaj ka talent, por të rinjve iu duhet dhënë koha dhe besimi i duhur. Shëndeti i futbollit në Spanjë është i lakmueshëm”.

Pochettino ka dhënë mendimin e tij edhe për David de Gea, i cili është zgjedhur disa herë portieri më i mirë në Premier League, por te “La Roja” po e shoqërojnë gabimet: “De Gea është një prej portierëve më të mirë në botë. Lojtarët janë të ekspozuar gjithmonë për gabime, por unë nuk mund të flas nga jashtë”.

Trajneri i Tottenhamit, i lidhur me Real Madridin kohët e fundit, foli edhe për këtë gjë: “Unë e njoh Solarin që kur ishim në kombëtare. Kemi një marrëdhënie të mirë. I uroj atij më të mirën në stolin e Realit. Unë jam me të vërtetë komod te Tottenham. Ju pyesni në lidhje me thashethemet, kështu që çdo gjë që unë them do të interpretohet gabim. I uroj Solarit që të ketë sukses në detyrën e re”.

Related posts

PROJEKTON NJË GODITJE NË JANAR/ Kampionët e Bundesligas gati të “rrëmbejnë” yllin e Milan…

Delo.autor

“FURTUNË” NË EKIP PAS DISFATËS NË DERBI/ Demi për rekord, ja si pritet të rreshtohet Partizani ndaj “Durrsakëve”

Delo.autor

REVOLUCIONI/ “Play off” dhe 18 skuadra, ja ndryshimet rrënjësore që mund të ketë Seria A

Delo.autor

Leave a Comment