Futboll Seria A Sport

KA EDHE KËSHTU/ I mori numrin dhe e hoqi nga formacioni, sulmuesi nuk largohet nga Juve

E ardhmja në klub e futbollistit të Juventus, Juan Cuadrado është vënë në diskutim këto muaj. Me transferimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid për shumën e €110 milionë, i njëjti person që mori fanellën me numrin 7 të kolumbianit te Juventus, Cuadrado po luan gjithmonë e më pak minuta në fushë me bardhezinjtë. Gjithsesi, në një intervistë për “Marca”, Cuadrado ka mohuar çdo qëllim për tu larguar nga Zonja e Vjetër, të paktën jo tani shpejt.

“Unë mendoj vetëm për Juventus dhe për të arritur objektivat që i kemi vendosur vetes, për të mbërritur në mars dhe të jemi në garë në të gjitha frontet. Më pas do të jetë Kupa e Amerikës, do të jetë një shans i mirë për të fituar diçka edhe me Kolumbinë. Ne të gjithë e dimë që Ronaldo është një person shumë special. Unë mësoj çdo ditë një gjë të re nga ai, për oreksin e tij për fitore dhe gola. Është një privilegj ta kemi në skuadër, sepse ai ka qenë dhe mbetet një futbollist i shkëlqyer që ka fituar gjithçka falë punës. Ne mund të fitojmë gjithçka, sepse kemi një ekip të shkëlqyer”, deklaroi Cuadrado.

Related posts

E BUJSHME/ Mourinho “thumbon” Interin mbi eliminimin nga Champions

Delo.autor

Milano është destinacioni më i mundshëm për Gareth Bale

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, ish-trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës së…

Delo.autor

Leave a Comment