Futboll Kombëtarja Sport

MAVRAJ TRADHËTON PANUCCIN/ Skocia shëtit me “poker” në “Loro Boriçi”

Një Shqipëri pa identitet, e shthurur, pa busull dhe e turpëruar. Skocia na shkërmoq në “Loro Boriçi” duke na mundur 4-0, duke dominuar në shtëpinë tonë, sikur të mos ishim në fushë fare. Ndeshje më e dobëtat në vitet e fundit, e cila nisi keq dhe përfundoi në mënyrë skandaloze, pasi tashmë rrezikojmë rënien nga Liga C.

Penallti, gola pa fund në portën e Berishës, skuadër e vendosur keq takitkisht dhe asnjë goditje në portë. Një ndeshje për t’u harruar, me Kombëtaren që u duk si një anije pa timon, me skocezët që bënë çfarë deshën, erdhën panë morën fitoren dhe tashmë shohin për vendin e parë.

Dita e mirë duket që në mëngjes dhe kuqezinjtë u ndëshkuan në rastin e parë të rrezikshëm të skocezëve. Më shumë se një rast i miqve ishte një dhuratë e skuadrës tonë, me Xhakë që humbi topin dhe i dha mundësinë Frejzër it të “vallëzonte” në zonë dhe të mposhte Berishën. Në disavantazh dhe të demoralizuar, por problemet sapo kishin nisur.

Pa u mbushur 10 minuta nga goli i pësuar Shqipëria mbeti me 10 lojtarë., Mërgim Mavraj u nënshkrua në mënyrë të çuditshme nga kryesori me të kuq, duke “tradhtuar” skuadrën, pasi ishin dhe shumë minuta për t’u luajtur. Veprim shumë skandaloz nga ana e Mavrajt. Në fundin e pjesës së parë kishte vend dhe për një 11-metërsh për miqtë, të cilët dyfishuan.

Në pjesën e dytë u duk sikur të besuarit e Panuçit prisnin me zor që të mbyllje ndeshja, pasi inkursionet e Uzunit dhe Grezdës, nuk krijonin as situata të rrezikshme. Miqtë shënuan dhe dy herë, duke e bërë akoma dhe më të zymtë atmosferën në Shkodër, me Panuçin që nuk foli thuajse fare me skuadrën e tij. Tifozët e irrituar nuk u përmbajtën dhe nisën ofendimet në kor ndaj trajnerit italian, i cili tashmë sheh stolin të lëkundet, pasi ekipi i tij nuk ishte në fushë.

Një Shqipëri e turpëruar!

Related posts

Daliç kapi “mat” Deshampin pa dhuratë, ja momentet pikante që nuk u panë në finale

Isa.Autor

SEZONI KATASTROFIK/ Klubi i njohur i La Ligas shkon drejt shitjes

Delo.autor

MUNDI FIORENTINËN/ Ancelotti: Nuk kemi qenë kurrë në krizë, mbrojtja funksionon…

Isa.Autor

Leave a Comment