Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRONA FANATICS”/ Kujtojnë çlirimin e Tiranës: 17 nëntori nuk do të jetë kurrë një festë

Jemi pikërisht në 17 nëntor, ditën e çlirimit të Tiranës, dhe këtë gjë kurrsesi nuk mund ta humbisni tifozët e Tiranës. Tifo-grupi i skuadrës bardheblu “Tirona Fanatics” në një postim në rrjetin social “Facebook” ka bërë një postim profilin e tyre zyrtar ku shkruajnë:

“17 Nëntori kurrë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një festë për asnjë nga ne! 17 Nëntori nuk është asgjë më shumë se data e pushtimit të vërtetë të Kryeqytetit, nga forcat shtypëse komuniste, të cilët pushtuan, vranë, persekutuan pa pyetur se çfarë ju del përpara. Detyra jonë është të mos e harrojmë historinë, përkundrazi, ta rikujtojmë atë me “Fanatizëm”. Për ne nuk ka 17 Nëntor, ne, e duam Tironën 365 ditë të vitit! Ashtu siç rrijnë yjet, yjet përreth hënës…”. Kujtojmë se së fundmi ky grup nuk është aspak i kënaqur nga tifozët, ndërsa disa javë më parë u futën dhe në stadium për të shprehur mllefin ndaj futbollistëve të tyre.

 

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi fiton me “manita” ndaj Bregalnicës dhe arratiset në krye të kampionatit

Delo.autor

33 VITE PRITJE/ Napoli feston titullin e tretë në histori. Rrahmani një histori frymëzuese

F.autor

Argjend Malaj ”thumbon” rivalët, Avdyli kyç portën

Sadik.Autor

Leave a Comment