Futboll Sport

Humbet penalltinë ndaj Malit të Zi, sulmuesi serb: Jam budalla

Alexandar Mitrovic e ka pranuar se është turpëruar pasi e humbi penalltinë në përpjekje për të shënuar në stilin “Panenka” në fitoren e Serbisë ndaj Malit të Zi në Ligën e Kombeve.

Ndeshja në Beograd po shkonte në mënyrë të përkryer për Mitorvicin, pasi ai e dyfishoi epërsinë e serbëve vetëm dy minuta pasi Adem Ljajic e shënoi golin e parë në minutën e 30-të.

Sulmuesi i Fulhamit më pas pati rastin të shënoj për 3-0 nga pika e penalltisë para përfundimit të pjesës së parë. 24-vjeçari e mposhti portierin, por penalltia e tij në stilin “Panenka” nuk përfundoi në rrjetë por lart mbi portë.

Fatmirësisht për të, në fund Serbia fitoi 2-1.

Duke folur pas ndeshjes, Mitrovic zbuloi se vendimi i tij për ta gjuajtur penalltinë në atë mënyrë ishte frymëzuar nga sulmuesi i Holandës Memphis Depay, i cili të premten shënoi në stilin “Panenka” në fitoren e Holandës 2-0 ndaj Francës.

“Nuk ia kam idenë përse e bëra atë. Po e shikoja Depalyn dje dhe vendosa ta bëj të njëjtën në momentin e fundit. Jam budalla..”, tha Mitrovic.

Related posts

THUR ELOZHE YLLIT TË INTERIT/ Adriano: Ai është një lojtar i madh, do të kishim qenë…

Delo.autor

SPECIALE/ Tradita e Futbollit Europian në “gjumë”: Nga Milani e deri tek Ajax

Sadik.Autor

“KA GJITHÇKA PËR T’U BËRË LOJTAR I MADH”/ Pogba zgjedh pasardhësin: Më pëlqen shumë…

Delo.autor

Leave a Comment