Të tjera

TENIS/ Djokovic në finalen e Londrës, sfidë me Zverev për titullin e “Championship”

Tenisti serb Novak Djokovic është finalisti i dytë i turneut ATP Championship që po zhvillohet në Londër. Numri 1 në botë mundi 2-0 (6-2, 6-2) në gjysmëfinale afrikano-jugorin Kevin Anderson, duke prerë një biletë për në turneun e fundit sezonal.

Një ndeshje në sens unik dominuar dhe fituar me shumë lehtësi nga Djokovic, që pati epërsi në të dyja setet. Anderson nuk pati asnjë shans të rivalizojë apo fitojë, duke luajtur dobët, ndërkohë që serbi konfirmoi edhe një herë se po kalon një moment të shkëlqyer.

Në finale, Djokovic do të luajë ndaj numrit 5 në botë, gjermanit Alexander Zverev, që në gjysmëfinalen tjetër pat mundur 2-0 (7-5, 7-6) roger Federer. Djokovic e Zverev u përballën edhe në ndeshjet në grupe të këtij turneut, me serbin që fitoi 2-0 me lehtësi, ndaj është favorit edhe në finale.

Related posts

U NDALUA NË KUFIRIN GJERMAN/ Atletja holandeze arrestohet me 50 kg drogë në makinë (FOTO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Lojërat Olimpike marrin ngjyrime nacionaliste, sportisti tërhiqet nga kompeticoni. Ja motivi…

Delo.autor

Alfa Romeo kthehet në F1, prezantohet bolidi i ri

Q.Autor

Leave a Comment