Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ menaxheri, Bikaniç: Klauzolë e ulët, por Interi…

Klauzola për disa është e ulët: “vetëm” 60 milionë euro dhe vlen vetëm për jashtë Italisë. Një shifër tashmë jo e tepruar për Marselo Brozoviçin, i cili është shndërruar në një pikë kyçe të mesfushës së Interit dhe kombëtares kroate, nënkampione të botës. Zgjedhja e Spaletit për ta pozicionuar përpara mbrojtjes në kabinën e “regjisë” e ka rigjeneruar. Është konsoliduar edhe raporti me tifozërinë, i ndërlikuar që nga duartrokitja ironike pas vërshëllimave të “San Siro”-s në Inter-Bolonja të 11 shkurtit të kaluar.

KLAUZOLA PO, POR… – Interi, klauzolë apo jo, sot është shtëpia e tij. Në këtë kuadër ka folur menaxheri i mesfushorit Miroslav Bikaniç: “Interi i ka dhënë Marselos rëndësinë e duhur dhe tani ai është pjekur. Jeton në Milano si të ishte shtëpia e tij, nuk është larg nga Zagrebi dhe është e kotë të nënvizojmë zërat që flasin për një largim të mundshëm. Nuk do jetë aq e lehtë: nëse dikush nga klubet më të mëdha në botë është i interesuar të paguajë 60 milionët, duhet edhe të gjejë akordin me të. Për momentin, megjithatë, Brozoviç është i përqendruar te dueli me Juven për titullin”.

Related posts

ARSENAL-ASTON VILLA/ 80-milionëshi barazon, por rivalët rimarrin menjëherë avantazhin (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin… (FOTO)

Delo.autor

A do të debutojë Armando Sadiku kundër Real Madridit?

Q.Autor

Leave a Comment