Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ United lë të lirë David De Gea, te “djajtë” vjen portieri i kombëtares angleze

E ardhmja e portierit spanjoll David De Gea duket se do të jetë larg Manchester United, pasi paraqitjet e 28-vjeçarit nuk po bindin më. Jo vetëm kaq, por portieri duket se ka dëshirë të rikthehet në vendlindje (është interesuar edhe Juventusi), ku ofertat nuk mungojnë, ndaj “djajtë e kuq” nuk do të pengojnë portierin të largohet. Kontrata e De Gea me United skadon në fund të këtij viti, por me opsionin për ta rinovuar edhe një vit, ndaj ka gjasa që ai të largohet gratis në fund të sezonit.

Por kjo situatë nuk e shqetëson aspak skuadrën e United, pasi trajneri Jose Mourinho ka zgjedhur që tani pasardhësin e De Gea te “djajtë” dhe ai është portieri i kombëtares angleze Jordan Pickford, që aktualisht luan me skuadrën e Everton në Premier League. Problem është pagesa e tij, pasi “djajtë e kuq” duhet të paguajnë 60 milionë stërlina për ta sjellë në “Old Trafford” verën e ardhshme. Ky transferim ka kohë që përflitet, por duket se këtë herë transferimi është shumë pranë.

Related posts

PREKËSE/ Mposhti edhe KANCERIN, njihuni me NËNËN kurajoze të RONALDOS

Isa.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Tronditet futbolli italian, arrestohet presidenti i klubit të Serisë A

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton niset i pari në Francë, Vettel zhgënjen sërish

Delo.autor

Leave a Comment