Boks Të tjera

Mposht spanjollin Landaeta, Haxhi Krasniqi mbron titullin

Boksieri shqiptrar, Haxhi (Robin) Krasniqi, mbrojti titullin e kampionit të Evropës (EBU) në kategorinë super të mesme, pasi mposhti spanjollin Ronny Landaeta me vendim të gjyqtarëve pas 12 raundeve.

31-vjeçar festoi fitoren e 49-të në karrierë nga 54 duele të zhvilluara, kurse për Landaetan kjo ishte humbja e parë në karrierë.

Krasniqi shprehu dëshirën fillimisht që ta mbronte titullin ndaj Stefan Hartel, por ai u tërhoq për shkak të një sëmundjeje në stomak, kurse pak ditë para duelit Landaeta u prezantua si kundërshtar.

“Unë kam respekt të madh për këtë kundërshtar, ai ka pranuar të luftojë për një kohë kaq të shkurtër. E kam marrë atë shumë seriozisht, sepse e dija qw do tw ishte shumë e vështirë ndaj tij. I falënderoj të gjithë për përkrahjen”, – deklaroi Krasniqi pas duelit.

Haxhi Krasniqi është një prej boksierëve më të mirë në historinë moderne të boksit gjerman.

Related posts

Gjetan Keta ndeshet për titull Botëror me boshnjakun, ja statistikat e të dyve

Isa.Autor

Mick Schumacher bën provat me Ferrarin: Do të garojë me Vettel në “Gara e Kampionëve”

Isa.Autor

Dana White: Revanshi McGregor-Mayweather, idiotësia më e madhe që kam dëgjuar

Sadik.Autor

Leave a Comment