Moto GP Të tjera

THYEN REKORDIN 27-VJEÇAR/ Piloti turk shkruan historinë e motoçiklizmit (VIDEO)

Can Oncu, një emër i panjohur në botën e motoçiklizmit, ka shkruar sot historinë e këtij sporti. Në garën e tij të parë në Botërorin e Moto3, atë të zhvilluar sot në pistën e Valencia, piloti 15-vjeçar turk ka arritur të triumfojë me motorin KTM. Ai mori pjesë në këtë garë, e fundit e këtij sezoni, falë një ftese dhe nuk zhgënjeu, duke qenë piloti më i ri në moshë që fiton një garë në Botërorin e motoçiklizmit.

Në moshën 15 vjeç, 3 muaj e 23 ditë, ai theu rekordin e pilotit më të ri fitues, që mbahej prej 27 vitesh (1991) nga japonezi Noboru Ueda. Jo vetëm kaq, por Oncu fitoi në një pistë të vështirë si ajo e Valencia, e lagur dhe e rrëshqitshme për shkak të shiut që kishte rënë gjatë natës, duke e dominuar atë gjatë gjithë kohës.

Edhe pse për të marrë pjesë në një garë zyrtare të motoçiklizimit duhet limiti i moshës 16-vjeça, KTM i dha pilotit të ri turk mundësinë të zbresë në pistë dhe ai konfirmoi se është një talent. Një triumf i papritur por i merituar i Can Oncu, që e nisi garën nga vendi i katërt, por në fund arriti të triumfojë, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.

Related posts

MOTO GP/ Lamtumirë legjendë, shihni momentet e fundit të “Doktor” Rossit (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen mposht dyshen e Mercedes, siguron pole position në Stiria

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton festoi ditëlindjen në heshtje, ja personi i vetëm me të cilin kontakton

Delo.autor

Leave a Comment