MMA Të tjera

SUPERSFIDA/ Dana White mohon zërat për duelin McGregor-Cerrone: Nuk ka asgjë të vërtetë

Pas zërave të ditëve të fundit se UFC-ja po mendon të organizojë një duel mes Conor McGregor dhe Donald Cerrone për vitin 2019, ka ardhur sot reagimi i presidentit Dana White. Ai ka mohuar se në planet e tij është një sfidë e tillë, të paktën jo për sa kohë irlandezi është ende i pezulluar dhe në pritje të një vendimi që do të marrë Komisioni i Sportit në Nevada, pas incidentit me Khabib Nurmagomedov, në UFC-229.

“Nuk është e vërtetë. Ne as që nuk e kemi menduar një përballje të tillë. Nuk kemi nisur asnjë bisedim me Conor, pasi nuk dimë ende për as kohë do të pezullohet në rast se do të ketë një pezullim të tillë. Nuk dime se çfarë dënimi do të marrë, ndaj është e kotë që ju apo edhe ne, të mendojmë për një sfidë të tillë, që ka gjasa të mos realizohet ndonjëherë”, u shpreh sot Dana White, në një intervistë për televizionin “TMZ”.

Related posts

Joshua gati për një duel në UFC: Është një biznes i mirë

Sadik.Autor

COVID-19/ Shtohen rastet me koronavirus në tenis, pozitiv trajneri i Djokovic e disa punonjës

Delo.autor

NBA/ Revolucion te Lakers: Vetëm 3 lojtarë nga sezoni i kaluar, 100% e ekipit e vaksinuar

Delo.autor

Leave a Comment