Basketball Sport Të tjera

COVID-19/ Milwaukee në telashe, ylli i skuadrës pozitiv me koronavirus

Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Milwaukee Bucks, Eric Bledsoe, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Basketbollisti nuk ndodhet me ekipin në Orlando por në shtëpinë e tij.

Ka qenë vetë Bledsoe që ka konfirmuar pozitivitetin, duke shtuar se nuk ka patur simptoma. “Jam asimptomatik dhe jam mirë. Po zbatoj të gjithë protokollin e sigurisë së diktuar nga NBA”, tha Blesdsoe.

“Mezi pres të bashkohem me ekipin në Orlando dhe të ndihmoj grupin”, tha Bledsoe, një nga titullarët dhe krahu i djathtë i Giannis Antetokounmpo.

Gjithsesi, ky lajm ka tronditur disi Bucks, skuadra me rekordin më të mirë aktualisht në NBA, deri në momentin që u ndërpre sezoni. Bledsoe pritet të mungojë në ndeshjet e para të Miwaukee në kampionat, një mungesë që do të ndihet shumë.

Related posts

LARG PRITSHMËRIVE/ NEYMAR nuk është në nivelin e MBAPPE, ja çfarë duhet të bëj…

Isa.Autor

DREJTORI TEKNIK i LA Galaxy, Kirovski: Duam ta mbajmë Ibrahimovicin

Isa.Autor

KASTRIOTI – LAÇI/ Plori sot do kthesën, Mërgjyshi përgatit fitoren

Isa.Autor

Leave a Comment