Futboll Seria A Sport

E DHIMBSHME/ Gjendet i vdekur talenti italian i futbollit, dyshime për vetëvrasje

Futbollisti 19-vjeçar Fabiano Colucci është gjetur sot i vdekur në garazhin e shtëpisë së tij në qytetin e lindjes Montalbano.

Talenti italian kishte munguar sot në stërvitje me ekipin e tij Martina. Shoku i skuadrës i shqetësuar bashkë me vëllain e Fabianos u shqetësuan. Fatkeqësisht, ai u gjet i vdekur në garazhin e shtëpisë së tij. Policia italiane dyshon se djaloshi mund të ketë kryer vetëvrasje. Njëri prej shkaqeve që mund të ketë çuar drejt vetëvrasjes mendohet të jetë divorci i prindërve.

Për shkak të kësaj ngjarjeje është pezulluar takimi midis Martinas Barlettas.

Colucci shihej si njëri prej talenteve të ardhshëm të futbollit italian dhe ishte njëri prej liderëve të skuadrës së tij.

Related posts

Nga Spanja, Italia dhe Anglia, tri oferta për brazilianin e Barçës

Q.Autor

Rikthehet legjenda e boksit Tyson Fury, kundërshtari është një shqiptar

Sadik.Autor

PRANË SHKARKIMIT/ Spalletti merr përgjegjësitë e dështimit të INTERIT

Isa.Autor

Leave a Comment