Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ L’Ékipe publikon videon zyrtare të “Topit të Artë”, zbulon fituesin…(VIDEO)

3 dhjetori po afron! Edhe pak javë kanë mbetur për t’i dhënë fund dilemës së madhe në futboll se cili nga futbollistët do të fitojë “Topin e Artë”.

L’Ékipe ka publikuar videon zyrtare për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, prej së cilës lihet të shihen shumë qartë edhe pretendentët kryesor. Videoja nis me Cristiano Ronaldon, fituesi i trofeut të vitit të kaluar dhe më pas shfaqet Mbape dhe Varane me imazhe nga Botërori “Rusi 2018”, më pas Luka Modriç duke puthur Kupën e Ligës së Kampionëve.

Tre kandidatura të forta për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual këtë vit… Më pas, një shkëputje me imazhe të “Topit të Artë” dhe një kalim i shpejtë i kandidatëve të tjerë Salah, Cristiano, Messi, Neymar, Pogba, Griezmann, Kante, Hazard … dhe Mbappé, Varane dhe Modric përsëri.

Ajo që vihet re është hapësira e pakët që i është dedikuar Griezmann që është përfolur si një nga favoritët kryesor. Për diçka është e sigurt, që epoka e Messit dhe Ronaldon është drejt fundit…

Related posts

Neymar nis kontaktet me topin, por përfundon i rraskapitur (VIDEO)

Sadik.Autor

SULMON PRESIDENTIN BARTOMEU/ “Marca”: Ekipi i pabesueshëm me goditjet e dështuara

Delo.autor

ZBULOHET STRATEGJIA E BUJSHME/ Laporta sjell yllin e Bayern Munich dhe një administrator tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment