Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ Çudia në ITALI, arbitri akordon PENALLTI për…SHARJE

Një ndeshje në kategorinë e shtatë do të luhet përsëri pasi arbitri dha një penallti për sharje. Bacigalupo ishte duke fituar 2-3 ndaj Barracuda-s në grupin D të Prima Categoria më 4 nëntor, duke shënuar golin e fitores në minutën e 95-të.
Gjatë ndeshjes arbitri Slavatore Sangiovanni dha një penallti të çuditshme në minutën e nëntë të pjesës së dytë. Lojtari i Barracuda-s Gianpiero Opsi ishte duke motivuar shokun e ekipit dhe përdori një shprehje blasfemike.
Në Itali ajo cilësohet si sharja më e rëndë dhe kjo gjë është vërtetuar kur mesfushori i Udinese-s Rolando Mandragora u pezullua për një vit.
Barracuda ka apeluar menjëherë te Komiteti regjional i Piedmont, dhe ndeshja do të luhet përsëri. Dënimi korrekt do të kishte qenë një goditje dënimi indirekte, pra arbitri ka vepruar gabim duke dhënë penallti.

Related posts

TËRBOHET WANDA NARA/ Tifozët e INTERIT nuk të çajnë TR*PIN nëse ICARDI arrinë të…

Isa.Autor

Rugani në ‘radarin’ e Arsenal, gati oferta për Juventusin

Q.Autor

SKENA E ÇUDITSHME/ Ibrahimovic “tallet” me gazetarin: Dëshiron një foto apo… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment