Formula 1 Të tjera

Wolff: 5 tituj radhazi për Mercedes, ja kush është më i bukuri

Mercedes u shpall për të pestin vit me radhë kampion bote në Formula 1 në Botërorin për konstruktorë. Një rezultat i jashtëzakonshëm, që konfirmon dominimin e makinës gjermane. Për Toto Wolff, ky titull fituar këtë sezon mbetet pa dyshim më i bukuri, pasi është edhe më i vështiri.

“Ky është titulli kampion më i bukur, pasi gjatë gjithë vitit patëm një duel të fortë me Ferrarin. Një betejë mes dy markash të mëdha, por që respektojnë njëra-tjetrën”, tha Toto Wolff, që përgatiten për garën e fundit sezonale, atë që zhvillohet ditën e diel në Abu Dhabi.

“Kemi bërë një punë të madhe gjatë gjithë vitit edhe pse nuk e nisëm mirë, por rikuperuam gradualisht. Të gjithë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, për të patur një makinë të shpejtë dhe fituese. Tani është momenti për të festuar dhe pas garës në Abu Dhabi do të kemi mundësi të shijojmë të dy titujt, për pilotë dhe konstruktorë, u shpreh shefi i Mercedes.

Related posts

ATLETIKË/ Luiza Gega shkëlqen në kampionatin europian, rekord kombëtar në…

Delo.autor

ZYRTARE/ Erkand Qerimaj jep lajmin e madh, do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios

Delo.autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Ministrja Andrews: Tenisti serb nuk po mbahet rob, është i lirë të…

Delo.autor

Leave a Comment