Futboll Seria A Sport

TIFOZËT NË FESTË/ Flet Albertini: Ibrahimoviçin do ta doja gjithmonë në ekipin tim

“Gjithmonë do ta doja Ibrahimoviç në ekipin tim, me koston e ditur se menaxhimi i tij mund të jetë i vështirë”. Ndërsa Milani po bën llogaritë e veta për të marrë shërbimet e sulmuesit suedez në janar, Demetrio Albertini nuk ka asnjë dyshim. “Dikush si Ibra të lejon zgjidhje të ndryshme”, – theksoi ish-lojtari i Milanit në prezantimin e “Grand Gala del Calcio Aic”, të organizuar nga “Dema4”, agjencia e komunikimit që drejton së bashku me Manuela Ronchi.

Rreth lëndimeve radhazi, që e kanë goditur Milanin, Albertini vuri në dukje: “Në një sezon i kalon edhe këto momente negative. Një problem që duhet trajtuar, megjithatë, lëndimet nuk mund të jenë justifikim. Tani, Milani do të ketë një ndeshje të rëndësishme kundër Lazios, një rivali të drejtpërdrejtë për Ligën e Kampionëve. Kampionati po i ezauron javët dhe gjithmonë do të ketë më pak kohë për të rikuperuar pikë”.

Related posts

PAS OPERACIONIT/ Berat Gjimshiti gati për t’u rikthyer në fushën e blertë

Delo.autor

Njeriu më i shpejtë në planet, debutim ëndrrash te Borussia Dortmund

Sadik.Autor

Dita: Formacionin e vendos trajneri, unë jam gjithmonë gati

Sadik.Autor

Leave a Comment