Futboll Sport

DËMTIMI QË PËSOI ME BRAZILIN/ Neymar: Mendoj se nuk kam asgjë serioze

Faleminderit të gjithë atyre, që më dërguan mesazhe inkurajimi. Duke shpresuar në shërimin tim të shpejtë, mendoj se nuk kam asgjë serioze. Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam arritur numrin e 100 grumbullimeve me fanellën verdhegjelbër. Jam gjithmonë shumë krenar për ta përfaqësuar kombëtaren më të madhe në botë”.

Kështu, përmes Instagram-it, Neymar u mundua t’i qetësojë fansat e tij, të cilët përjetuan ankth kur e panë të dëmtuar gjatë miqësores së mbrëmshme me Kamerunin, që në minutën e 8-të. Sot lojtari do të bëjë të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore.

Një shqetësim të madh përjetuan edhe tifozët e PSG-së për yllin e skuadrës së tyre, sepse javën e ardhshme është sfida shumë e rëndësishme e Ligës së Kampionëve, ndoshta vendimtare për kualifikimin në grup, kundër Liverpool.

Related posts

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ West Ham i shkakton humbjen e parë Liverpool-it dhe i kalon në renditje

Delo.autor

Spalletti FRIKSON Interin/ Icardi mund të largohet, për Champions-in duhet…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ “Tifozat Kuq e Zi’” për “Tre Luanët”: Të gëzohen për pak kohë në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment