Ai ka uruar skuadrën për triumfin ndaj Azerbajxhanit dhe vazhdimin e fushatës së Ligës së Kombeve.
“Një Urime shumë të madhë djemve DARDANË për fitoren , lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalën.
Një Urim special Gramozit dhe familjës së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon…
Bravo Djema!”

Kosova shpartalloi pa mëshirë Azerbajxhanin mbrëmë 4-0 duke siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Në muajin mars, “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë.
