Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ BLERJA E RE nis stërvitjen me BAYERN, ja kur do të jetë në gjendje të…

Në seancën stërvitore të së mërkurës, tifozët e Bayern kishin mundësinë të shihnin për të parën herë blerjen më të re të klubit Alphonsë Davies, megjithëse vetëm në foto. 18-vjeçari ka kaluar nga Vancouver i Kanadasë te bavarezët për 10 mln euro dhe konsiderohet e ardhmja e Bayern.

Seanca stërvitore e së mërkurës është zhvilluar pa praninë e tifozëve dhe pasi trajneri Niko Kovac ka mbledhur skuadrën për të nisur stërvitjen, ai ka prezantuar të riun Davies.

Sandro Wagner ka ngritur krahët e sulmuesit anësor në ajër, e gjithë skuadra ka duartrokitur.Prurja e re nuk është treguar aspak i turpshëm dhe ka kërkuar të qëndrojë sa më pranë shokëve të rinj të ekipit.

Ai është parë të dalë nga dhomat e zhveshjes në krah të Arjen Robben. Gjatë nxehjes ai ka qëndruar pranë Kingsley Coman, dhe është parë duke biseduar me të. Davies do të jetë i gatshëm të luajë duke filluar nga muaji janar.

Related posts

Sadiku rikthehet në stërvitje, ja si duket sot pasi frakturës në hundë

Q.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Felipe Melo gjithnjë “killer”, DËMTON RËNDË talentin e madh të Realit (VIDEO)

Isa.Autor

Mino Raiola: PSG interesohet për Donnarumma

Sadik.Autor

Leave a Comment