Futboll La Liga Sport

Celta-Barça, “Balaidos” është një stadium shumë problematik për miqtë

Barcelona e rekordeve në kampionat do të luajë në transfertë kundër Celta Vigo mbrëmjen e së martës, një fushë që nuk ka qenë shumë e lehtë për katalanasit në vitet e fundit. Në fakt, Barça ka pësuar tetë gola në dy vizitat e fundit dhe duket se do të ketë përsëri një test të vështirë për të kaluar.

Messi me shokë janë tetë pikë larg sigurimit të titullit në La Liga dhe nuk kanë asnjë presion para kësaj sfide, duke parë se Atletico Madrid i vendit të dytë është 11 pikë mbrapa. Ka shumë mundësi që trajneri Valverde të lërë pushim disa nga yjet e ekipit, edhe pse në fundjavë do të luhet finalja e Kupës së Mbretit kundër Sevilla.

Fillimisht duhet kaluar Celta dhe kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Vendasit kanë një mesatare prej 1.56 golash për ndeshje të shënuar në këtë kampionat, që është edhe ecuria e shtatë më e mirë në kampionatin spanjoll. Kjo mesatare shkon në 1.73 kur ata luajnë para publikut vendas. Gjithashtu, Celta është e pamposhtur në 8 ndeshjet e mëparshme që ka luajtur në shtëpi.

Shifra dhe Fakte
– Barça është mundur 4-3 dhe 4-1 në dy vizitat e fundit të bëra në “Balaidos”.

– Celsta ka humbur vetëm 2 nga 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër katalanasve.

– Barcelona ka fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë në të gjitha kompeticionet.

Related posts

ZBULON NJË HISTORI MERKATOJE/ Dragusin: CR7 nuk ishte asnjëherë arrogant, më shtyu të shkoja tek…

Delo.autor

3 HUMBJE NË 3 NDESHJET E PARA NË PREMIER/ Trajneri Arteta nuk dorëzohet: Jam njeriu i duhur për Arsenal-in

Delo.autor

KA FITUAR MEDALJE/ RRËFIMI TRONDITËS I PIRRO DHIMËS: Në Shqipëri isha GREK, ndërsa në Greqi më thonin…

Isa.Autor

Leave a Comment