Futboll La Liga Sport

PSG NË ANKTH/ 48 orët e ardhshme do të jenë VENDIMTARE për NEYMAR-MBAPPE

Neymar dhe Kylian Mbappe, dy yjet e PSG, janë dëmtuar në miqësoret e luajtura me kombëtaret respektive mbrëmjen e së martës. Braziliani ka lënë fushën në minutat e para të ndeshjes së luajtur dhe fituar 1-0 kundër Kamerunit.

Të njëjtin fat ka patur edhe francezi, që ka braktisur gjithashtu fushën për shkak dëmtimi në pjesën e parë të miqësores së fituar 1-0 kundër Uruguait.

Neymar ka pësuar një tërheqje muskulore, ndërsa Mbappe ka dëmtuar shpatullën. Edhe pse është menduar se të dy dëmtimet nuk kanë qenë serioze, klubi francez ka bërë të ditur në një komunikatë për shtyp se: “Lojtarët do të mbahen nën mbikëqyrje për 48 orët e ardhshme”.

Akoma nuk dihet nëse trajneri Tuchel do t’i ketë në dispozicion dy yjet për ndeshjen e mesjavës së ardhshme kundër Liverpool-it, që do të jetë vendimtare për fatin e PSG në Champions League.

Related posts

Alisson rinovon me Romën, kjo do të jetë paga e tij

Sadik.Autor

KA NDRYDHUR KEQ KAVILJEN/ Super mesfushori i Juves “alarmon” Allegrin

Isa.Autor

ARSENAL-LIVERPOOL/ Lacazette përfiton nga gabimi i Van Dijk dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment