Futboll Shqipëri Sport

PANUCCI E KA HARRUAR/ Gol ndaj kryesuesve dhe trofe, Bakaj shkëlqen me Shakhtjor

Periudhë fantastike kjo që po përjeton sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj në aventurën e tij në Bjellorusi. Ish-futbollisti i Partizanit, Dinamos, Tiranës, Vllaznisë dhe Kukësit në kampionatin shqiptar, tani ka lënë gjurmë të fuqishme edhe në ligën elitare të kampionatit bjellorus. Bakaj, i votuar nga tifozët në një zondazh të hapur nga klubi, si futbollisti më i preferuar për muajin tetor, duke koleksionuar jo pak por plot 48% të votave, ka qenë protagonist edhe në fitoren më të fundit të skuadrës së tij, Shakhtjor Soligorsk në përballjen ndaj kryesuesve të kampioantit BATE, me rezultatin e thellë 3-0.

Futbollisti shqiptar ka realizuar në minutën e 85’ të takimit golin e tretë për skuadrën, duke shndërruar në gol një 11-metërsh të akorduar në favor të skuadrës së tij. Ky ishte goli i tetë i Elis Bakaj në këtë sezon me skuadrën e Shakhtjor Soligorsk, në 24 ndeshje të luajtura si titullar. Në përfundim të javës së 28, Bakaj dhe Shakhtjor Soligorsk renditen në vend të dytë të klasifikimit, por me plot 11 distancë nga kreu i mbajtur nga BATE.

Related posts

TIFOZËT E BARCELONËS KANË ZGJEDHUR/ Ja lojtari i parë që duhet të largohet nga “Camp Nou”

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Guardiola synon Champions-in e 3-të në finalen e 24-t të karrierës së tij

Delo.autor

FUNDI I EPOKËS ME KOMBËTAREN/ Takim deri në 3 të natës, ja si u zgjidh kontrata me Panuccin

Delo.autor

Leave a Comment