Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Empoli kthen Frederik VESELIN në “SHKOLLË” për të EDUKUAR…

Frederik Veseli është bërë sot pjesë e një nisme të veçantë të klubi i Empolit, i cili ka vendosur që herë pas here të dërgojë futbollistët e tij në shkolla të ndryshme të qytetit. Bashkë me Hemed Traore, ai ka qenë sot i pranishëm në një shkollë fillore ku është takuar me shumë fëmijë të cilët ishin shumë kureshtarë të dinin sa më shumë rreh futbollistëve të Serisë A.

Për rreth një orë, Veseli dhe shoku i tij i skuadrës kanë shuar kureshtjen e fëmijëve të vegjël të cilët kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet për jetën e lojtarëve profesionistë, mes të qeshurave dhe batutave teksa futbollistët tregonin eksperiencat e tyre. Në fund, shumë duartrokitje, autografe dhe sigurisht foto për të kujtuar këtë ditë.

Kësisoj, Veseli nisi ciklin të atij që te Empoli e quajnë “Shkolla e Tifozëve” dhe mendojnë që nëpërmjet kësaj mënyre, të mbajnë sa më afër tifozët me skuadrën për t’u ushqyer atyre dashurinë për klubin.

Related posts

Guardiola nxjerr në shitje ‘përforcimin më të madhë’ të Manchester Cityt

Sadik.Autor

LAJM I KEQ TEK KAMPIONËT E SUPERIORES/ Mungesa tek Tirana, trajneri Dede “arnon” formacionin ndaj Vllaznisë

Delo.autor

CHELSEA-MANCHESTER UNITED/ Përfundon pjesa e parë: “Djajtë e Kuq” dyfishuan shifrat, shënuan Herrera dhe Pogba

Delo.autor

Leave a Comment