Futboll La Liga Sport

TRONDITET FUTBOLLI/ “YLLI” I REALIT rezultoi POZITIV me doping në FINALEN E CHAMPIONSIT me…

Dokumentet sekrete të zbuluara nga platforma “Football Leaks” vazhdojnë të tronditin futbollin europian. Ditën e sotme media prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, zbuloi se kapiteni i Real Madrid, Serxho Ramos ka rezultuar pozitiv në testet anti-doping të bëra menjëherë pas përfundimit të finales së Champions League më 3 qershor të 2017-ës.
Sipas dokumentit sekret të zbuluar nga gazetarët gjermanë, UEFA pranoi të bënte një përjashtim special për spanjollin, duke u mjaftuar me një komunikatë faljeje nga ana e drejtuesve të klubit dhe gjithçka u la në harresë.
Substanca për të cilën Ramos rezultoi pozitiv quhet “Desametazon”, një substancë kjo që mund të përdoret vetëm me leje paraprake nga UEFA. Real Madrid u justifikua me faktin se doktori i klubit kishte bërë një “ngatërresë”, dhe se faji i takonte “bluzave të bardha”, e jo lojtarit.

Related posts

NJË NGA 3 EKIPET SHQIPTARE NË EUROPË/ Klubi kampion “përfiton” nga federata për përballjen e madhe

Delo.autor

DERBI “DEH” MILANON/ San Siro “full” për Champions, tifozët premtojnë spektakël

F.autor

ZYRTARE/ Erdhi me bujë tek Inter, klubi “zikaltër” ndërprerjen e kontratën me mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment