Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Ky sezon një shans i madh për mua e Red Bull

Fitorja në garën e Montekarlo i dha kryesimin e renditjes botërore Max Verstappen, që tashmë synon titullin e parë kampion bote në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull synon të ndalë dominimin e Lewis Hamilton dhe testi i parë do të jetë këtë fundjavë me garën e Baku (Azerbajxhan), ku ai kurrë më parë nuk është ngjitur në podium.

“Shpresoj që viti 2021 të jetë një vit i rëndësishëm për mua, viti më i bukur i karrierës time. Uroj ta përfundoj këtë seozn para të gjithëve dhe e di mirë që s’jam i vetmi që e ëndërroj një gjë të tillë. Duhet të jem i shpejtë dhe konkurrues në çdo garë edhe aty ku zakonisht nuk paraqitem mirë”, tha Verstappen.

“Këtë vit kemi një shans të madh dhe duhet ta shfrytëzojmë, si unë ashtu edhe Red Bull. Unë s’jam xheloz për Leëis dhe arritjet e tij, jam i kënaqur me atë që kam. Ai mund të jetë me më shumë përvojë, por kjo s’do të thotë që është më i kompletuar se unë. Jam gati të duelojë me të dhe këdo tjetër”, tha Verstappen.

Related posts

MIQËSORJA/ Armand Duka LETËR tifozëve shqiptarë: Këto momente të këqija…

Sadik.Autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E SELMANIT/ Laçi arrin marrëveshjen me portierin 28-vjeçar…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Newcastle nuk ndalet me përforicmet, objektivi i ri kushton 100 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment