Futboll Shqipëri Sport

MUNDI PARTIZANIN/ Ilir Daja nuk kursehet: Kemi treguar karakter, do të kërkoja të…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja është shprehur për Supersport pas fitores 1-0 ndaj Partizanit se skuadra ka treguar karakter dhe se sidomos në pjesën e parë kanë luajtur më mirë se Partizani.

Qellimi kryesor i joni ishte të tregoheshim pragmatist. Luanim me vendin e parë dhe e kishim vlerësuar. Në pjesën e parë ishim më agresiv dhe kishim më shumë se kundërshtari. Në pjesën e dytë nuk kishim orientim për ta kthyer ekipin prapa. Kemi treguar karakter në mbajtjen e rezultatit, por nuk mund të rrish me aq shumë minuta në mesfushën tënde, sepse mund të gabosh. Do ta kërkoja të kishte ‘dhimbje koke’ për të vendosur për formacionin.

Alvesh ka një test prove ditën e diel, nëse e kalon do t’i afrohet ekipit. Në gjendjen e mirë të Kalesë, atëherë kemi më shumë mundësi për të shfrytëzuar ato hapësira që kundërshtari i lë prapa. Tani me afrimin e të gjithë kontigjentit, duhet që të ketë një shenjë lodhje, mundet që të bëjmë edhe rotacione, por pa prishur cilësinë e lojës, sepse tashmë kemi edhe një farë cilësie. Ndihem i vlerësuar. Na kishin munguar tifozët. Shpresojmë të bëjmë sa më pak hapa falls në vazhdim”, është shprehur Ilir Daja.

Related posts

SPAIN-NORWAY/ Miqtë barazojnë shifrat, shënon King

Delo.autor

“DUAM TRE PIKËSHIN ME ÇDO KUSHT”/ Martini: Ne bëjmë analizë pas çdo ndeshje, ja nga se i druhem Partizanit

Delo.autor

Kamza shpërthen ndaj FSHF-së: Korbat e zinj dhe… korbi i madh

Sadik.Autor

Leave a Comment