Futboll Premier League

Wenger: Sanchez? Largimi i Van Persie ‘dhembi’ më tepër

Largimi i Alexis Sanchez nga Arsenal duket se është i sigurt. Kjo pasi shumë futbollistë e kanë pranuar në mënyrë të tërthortë që kiliani ka shprehur dëshirën për t’u larguar, po ashtu edhe trajneri i Arsenal, Wenger, do ta pranontë këtë fakt.

Por ajo çka bie në sy është deklarata e Wenger mbi këtë largim të Sanchez drejt Arsenal. Kiliani ka një situatë të njëjtë me atë të Robin Van Persie, kur u largua drejt United në vitin 2012.

Largimi i tij shkaktoi një dramë të vërtetë te Arsenal, sepse ishte kthyer në një idhull për  tifozët.

E duke bërë një paralelizëm me situatën e Van Persie, Wenger është shprehur se largimi i kilianit nuk dhemb aq sa ai Van Persie.

Vlen të theksohet se në këtë marrëveshje do të përfshihet Mkhitaryan i cili do të bashkohet me Arsenal. /AlpeNews.al/

Related posts

Superiorja në “pikën e vlimit”, ja gjyqtarët e javës së 33-të

Sadik.Autor

MILAN-ROMA/ Dzeko kundër Ibrahimovic, quajeni sfida e… “ashensorëve”

Delo.autor

NUK NDALET JUVENTUS NË MERKATO/ Prezantohen Gonzales dhe Conceiçao, gati edhe Koopmeiners

F.autor

Leave a Comment