Formula 1 Sport

SPEKTAKOLAR/ Hamilton “pole” në Abu Dhabi, Mercedes vë në rresht rivalët

Lewis Hamilton ka siguruar “pole position” sot në pistën e Yas Marina, aty ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Abi Dhabi në Formula 1. Piloti britanik ndali kronometrin në 1’34”794, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas, ndaj vija e parë e nisjes është tërësisht e makinës gjermane.

 Pas tyre u klasifikuan dy makinat Ferrari, me Sebastian Vettel që la pa pas Kimi Raikkonen, ndrsa në vijën e tretë të nisjes, në vendet 5-6, u renditën dy makinat Red Bull, me Daniel Ricciardo që u rendit më mirë se Max Verstappen. Në “top-10” u renditën edhe Grosjean (Haas), Leclerc (Sauber), Ocon (Force India) dhe Hulkenberg (Renault).

View image on Twitter

Makina gjermane i dominoi këto prova zyrtare, duke qenë vazhdimisht më e shpejtë në pistë, çka e konfirmon edhe fakti që dy pilotët e saj do ta nisin garën (e diel, ora 14:10) nga vija e parë. Për Hamilton, ky është “pole” nr.83 në karrierë. Alonso, në garën e tij të fundit në Formula 1, do ta nisë atë nga vendi i 15-të.

Related posts

TAKIMI ME MESSIN/ HALLEXHIU I VOGËL: Leo duhet të mbajë PREMTIMIN ose të…

Isa.Autor

MORI 4 “shuplaka” nga Arsenal/ Tottenham shkruan historinë me REKORDIN NEGATIV

Isa.Autor

HUMBJA E JUVENTUSIT/ Maradona: Juventusi si djali i drejtorit të shkollës

Delo.autor

Leave a Comment