Futboll Sport

E BUJSHME/ Pamje KAOSI në ambientet e Boca Juniors, shikoni GJENDJEN e lojtarëve (VIDEO)

Ndeshja e kthimit finale mes River Plate dhe Boca Juniors në Copa Libertadores është shtyrë dy herë deri tani për shkak të dhunës dhe kaosit të krijuar nga tifozët vendas.

Autobusi i Boca Juniors u sulmua nga tifozët kundërshtar me gurë dhe tymuese, ndërsa tashmë pritet të merret një tjetër vendim, shkruan SYRI.net.

Fatkeqësisht, dhuna e tifozëve vendas nuk ndaloi me kaq, pasi ata i sulmuan me gaz lotsjellës lojtarët e Bocas, duke i bërë ata të kërkojnë ndihmë në spital dhe siç tregojnë pamjet lojtarët kanë vjellë në dhomat e zhveshjes.

Boca nuk dëshiron të luajë, por Federata e Futbollit e Amerikës Jugore e ka kërcënuar se do të skualifikohet automatikisht nëse lojtarët nuk dalin në fushë.

Në stadiumin “Monumental” gjenden 2 mijë policë, për të shmangur përplasjet, edhe pse ka vetëm tifozë vendas.

 

 

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Portugali-Francë. Rezultati 2-2

Delo.autor

MOTO GP/ Yamaha dominon sërish në pistën e Losail, Quartararo triumfon në garën e Doha

Delo.autor

TIRANA-LAÇI/ Spektakël në “Air Albania”, ja momenti kur Sherri i mohon golin “bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment