Futboll Sport

FITORJA E BUJSHME/ Ja si e festoi klubi Eibar: Shampanjë, fëmijë dhe një ditë pushim (VIDEO)

Presidenti i Eibarit, Amaia Gorostiza, vizitoi dhomat e zhveshjes së klubit të saj dhe i dhuroi disa shishe shampanjë futbollistëve, të cilët arritën ta sigurojnë fitoren e pestë të këtij sezoni në ndeshjen kundër Real Madridit.

Në stadiumin Municipal de Ipurua, Eibar e turpëroi Real Madridin me rezultat 3-0, përmes golave të shënuar nga Gonzalo Escalante në minutën e 16-të, Sergi Enrichut në minutën e 52-të dhe Kikes në minutën e 57-të, transmeton Gazeta Express.

Presidentja e klubit e tundi dhe e hapi shishen me shampanjë dhe pastaj futbollistët filluan ta bënin të njëjtën gjë.

Gorostiza pastaj i përshëndeti të gjithë futbollistët e Eibarit, disa prej të cilëve i kërkuan trajnerit të klubit, Jose Luis Mendilibar, për një ditë pushim shtesë.

Madje, në zhveshtore erdhën për t’iu bashkuar festimeve edhe fëmijët e disa futbollistëve, pasi që kjo fitore u cilësua pothuajse historike për klubin pasi që ishte fitorja e parë kundër “Los Blancos” në historinë e klubit.

Kjo është fitorja e pestë në këtë sezon për Eibarin, të cilët radhiten në pozitën e tetë në tabelës e La Ligës, pas 5 humbjeve dhe 3 barazimeve nga gjithsej 13 ndeshje të zhvilluara.

Related posts

“ËSHTË NDER TË PËRFAQËSOJ ZVICRËN”/ Kapiteni Xhaka: Do të japim gjithçka për të shkuar më tej

Delo.autor

Si përgjigjet Heynckes kur i kërkojnë të krahasojë Ronaldon me Lewandowski

Sadik.Autor

MotoGP, Rossi larg pritshmërive vijon të ndjekë kryesuesit

Sadik.Autor

Leave a Comment