Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET SARRI TEK JUVENTUS/ Fabio Paratici i “prerë”: Ne zgjodhëm atë sepse…

Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Juventusit, doli në konferencë për shtyp së bashku me Mauricio Sarrin, për ta prezantuar atë.

Ai para gazetarëve ka folur, për arsyen që drejtuesit kanë zgjedhur Sarrin, për stolin e skuadrës.

“Zgjodhëm Sarri sepse mendojmë se për momentin është trajneri më i mirë për Juventusin. Nuk kishte të bënte mënyra e lojës me motivin e klubit për të ndryshuar. Ne zgjodhëm atë siç bëmë me Alegrin pesë vite më parë, apo Konten përpara tij. I kishim idetë e qarta që në fillim. Besojmë se është më i miri i mundshëm. Ka treguar cilësi në Itali, por edhe në Angli”, kanë qenë fjalët e  prera të Paratiçit.

Related posts

INTER-BARCELONA/ Njihuni me numrat dhe kuriozitetet e supersfidës së Championsit

Isa.Autor

ZYRTARE/ Luajti dhe fitoi gjithçka në Premier, kthehet pas thuajse 4 vitesh

Delo.autor

SERIE A/ Goli i Muntari-t, vjen rrëfimi i arbitrit të Milan-Juventus

Sadik.Autor

Leave a Comment