Futboll Premier League Sport

SUKSES I GARANTUAR/ Klopp: Liverpool mund të vendosë rekorde me këta lojtarë…

Skuadra e Liverpool mbetet ndjekësja më e afërt e Manchester City në Premier League, teksa vetëm 2 pikë ndaj dy ekipet në renditje. Skuadra e “reds” fitoi dje 3-0 ndaj Watford në fushën e këtij të fundit, sukses që trajneri gjerman Jurgen Klopp e konsideron si të rëndësishëm. Mbi të gjithë ai pëlqen reagimin e ekipit të tij, kur 10 minutat e fundit luajti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Henderson, duke realizuar edhe golin e tretë me një lojtar më pak.

“Ishte një fitore e jashtëzakonshme, ashtu sikurse e gjithë ndeshja. Kemi 33 pikë në renditje, kjo është diçka fantastike, pasi edhe diferenca e golave në renditje është e mirë. Ky është një grup lojtarësh që mund të vendosë rekorde të tjera në të ardhmen. Gjithsesi, jemi me këmbë në tokë pasi sezoni nuk ka përfunduar ende dhe rekordet nuk sjellin asgjë, pasi për të fituar titullin duhet t’i mundim të gjitha skuadrat rivale. Për momentin jam i kënaqur këtu ku jemi”, tha Klopp.

Më tej, trajneri gjerman shtoi: “E dëshironim këtë fitore ndaj Watford dhe mbi të gjitha jam i kënaqur që nuk pësuam gol. Mendoj se ky grup lojtarësh e meritonte këtë fitore, pasi bëmë një ndeshje të përkryer dhe nuk ishte e lehtë, pasi rivali është i fortë. Vjet, në të tilla ndeshje nuk bindnim dhe humbëm terren ndaj City, ndërsa tani është më ndryshe”, tha Klopp.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË MESFUSHORI/ Ja kush është talenti i ri që Interi po kërkon

Isa.Autor

MILAN-CROTONE/ Pas një asist “MAGJIK” nga Leao, bomberi Ibrahimovic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

BYLIS-LAÇI/ Fantastik Rapo, kurbinasit shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment