Futboll Sport

REALIZON EPËRSINË/ Sulmuesi Muriqi shënon golin e barazimit ndaj Sivassporit (VIDEO)

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës, Vedat Muriqi e ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij Rizesporin në barazimin 1-1 ndaj Sivassporti të dielën në Super Ligën turk.

Muriqi, i cili po kalon nëpër formë të mirë kohët e fundit, të cilën e ka shfaqur edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve, realizoi për epërsinë e Rizesporit pas një ore lojë në Sivas.

Por, për fatin e tij të keq, vendasit e barazuan rezultatin në 1-1 rreth dhjetë minuta para fundit, kur David Braz shënoi.

Ky ishte barazimi i gjashtë për skuadrën e Muriqit, që vjen pas tri humbjeve radhazi në ligë.

Si pasojë, Rizesporti ka vetëm nëntë pikë dhe renditet e fundit në Super Ligën turke pas 13 xhirove.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus s’heq dorë nga sulmuesi, Paratici mendon super goditjen “low cost”

Delo.autor

SUPER AKSION NGA MILAN/ Theo Hernandez “shpërthen” portën e Napolit (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ “Gjermania bën “vetëvrasje”, De Ligt e kthen në lojë. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment