Futboll Premier League Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Aubameyang i jep fitoren Arsenal ndaj Bournemouth (VIDEO)

Arsenal ka mposhtur 2-1 Bournemouth në Vitality Stadium në ndeshjen e javës së 13-të. Goli i fitores është shënuar nga Aubameyang i cili ka shënuar 14 nga 16 golat e tij në Premier League në ndeshjet e së dielës. Me këtë fitore Arsenal i afrohet Chelsea-t në renditje dhe mbetet në vend të pestë.

Ashtu siç pritej, ndeshja ishte e hapur që nga minuta e parë. Brooks shënoi për vendasit që pas 8’ minutave, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje. Një minutë më pas ishte Torreira i Arsenal që pati një mundësi të mirë por shtylla i mohoi feston mesfushori uruguaian. Pas fiks gjysmë ore lojë erdhi goli i avantazhit për miqtë. Pas një krosi në zonë nga Kolasinac, Jefferson Lerma ka dërguar topin në portën e tij. Shumë i pafat mbrojtësi vendas. Gjithsesi Bournemouth gjen golin e barazimit në minutën e parë shtesë. Brooks pason te Joshua King në të djathtë, sulmuesi norvegjez godet me shumë klas topin që shkon në trekëndëshin e majtë.

Related posts

TURI I TRETË NË CONFERENCE LEAGUE/ Shamroku në kulmin e sezonit. Ja çfarë e pret Teutën në Irlandë…

Delo.autor

OBJEKTIVI I JUVENTUS ËSHTË CHAMPIONS/ Në Spanjë e japin të sigurt largimin e CR7 dhe zbulojnë ekipin e ri

Delo.autor

ARRITI SUKSESIN NË AMERIKËN LATINE/ Ish-trajneri Partizanit, fitoi kupën Libertadores me Flamengon (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment