Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Zyrtare: “Superclasico” River-Boca SHTYHET përsëri, ja ARSYEJA…

Pas kërkesës së Boca Juniors për shtyjen e ndeshjes, presidenti i Conmebol ka konfirmaur se finalja do të shtyhet përsëri, por pa dhënë një datë se kur do të zhvillohet. Autobusi i ekipit Boca Juniors është sulmuar nga tifozët kundërshtarë gjatë rrugës për në stadiumin Monumental.

Kjo ka qenë kërkesa e Boca-s: “Club Atletico Boca Juniors ka bërë një kërkesë formale drejt Conmebol ditën e diel për të shtyrë ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores,” shkruan klubi nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Pas dhunës së treguar rrugës për në stadium dhe pasi kemi shqyrtuar magnitudën dhe seriozitetin e tyre, Boca mendon se kushtet për të luajtur ndeshjen nuk janë përmbushur dhe prandaj kërkon që sfida të pezullohet.”

Related posts

Braziliani i Flamengos, Lincoln/ Cristiano Ronaldon është idhulli im

Sadik.Autor

“BYLIS BËRI MË TË MIRËN, PËR TË MARRË PIKË”/ Presidenti Kapllanaj: Synimi ynë është…

Delo.autor

Zenga: Crotone është në rrugën e duhur  të betejës për mbijetes

Sadik.Autor

Leave a Comment