Formula 1 Sport

MBYLLET BOTËRORI/ HAMILTON fiton garën e fundit dhe shkruan historinë e F1

Sot është mbyllur zyrtarisht kampionati botëror i Formula 1 për vitin 2018. Kampioni i këtij edicioni Leëis Hamilton fitoi dhe garën e fundit të këtij kompeticioni në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe duke vendosur rekord në klasifikimin final për pilotë duke grumbulluar si asnjëherë më parë plot 408 pikë.

Në vend të dytë dhe të tretë në cirkuitin e Yas Marinas u pozicionuan Sebastian Vettel dhe Max Verstappen.

Ky edicion pa si kampion bote Leëis Hamiltonin, i cili ka barazuar numrin e titujve kampionë me legjendën Juan Manuel Fangio (5). Britaniku është në garë për të thyer rekordin e kampionit absolut Michael Schumacher, i cili ka fituar 7 tituj kampionë të Formula 1.

Related posts

14 GOLA NË 10 NDESHJE/ Zbulimi i Serisë A: Sikur topi më kërkon vetë, dhe unë…

Isa.Autor

“E ARDHMJA IME NUK VARET NGA MESSI/ Ylli Mbappe del hapur: Dua vetëm Real Madridin

Delo.autor

Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment