Futboll Sport

“EURO 2020″/ Kaos me kompletimin e fazës së 1/8-ave, ja si ndahen të 3-at më të mira…

Ky Europian, i cili përveç dy të parave (vendi i parë dhe i dytë) të çdo grupi që avancon më tej, menjëherë dërgon edhe 4 nga skuadrat e kualifikuara si të tretat më të mira për të kompletuar fazën e 1/8- ave, ka krijuar shumë kaos në radhët e sportdashësve dhe tifozëve.

Fundja, deri dje skuadrat e kualifikuara janë në total 13, por nga këto vetëm 8 prej tyre e njohin tashmë kundërshtaren e tyre. Arsyeja është se shorti kërkon që skuadra si Belgjika për shembull presin të shortohen me 4 kombëtare të ndryshme, që sipas tabelës thekson se do të jetë një mes të tretës së Grupi A, D, E ose F. Po nga do të dalë ky ekip dhe mbi të gjitha si llogaritet se e treta e Grupit A, D, E apo F do të ndeshet me “Djajtë e Kuq”?

Rregullorja, edhe pse mjaft kaotike specifikon se për plotësimin e grupeve ka 15 variante të ndryshme (të cilat shpjegohen në tabelën në krahun e djathtë të faqes), duke nisur pikësëpari nga rregulli se asnjë prej skuadrave që janë ndeshur mes tyre në grupe nuk mund të luajë sërish kundër njëra-tjetrës në 1/8- at, por në vazhdimësi të turneut po. UEFA ka krijuar një rregullore e cila nuk varet as nga rendi alfabetik i rivaleve të mundshme, as nga ideja për të shmangur përplasjen e favoriteve të mëdha, siç mund të mendohet.

Rregulli i shpërndarjes së të tretave më të mira për të kompletuar tabelën e 1/ 8-ave, varet nga fakti se cili nga grupet do të nxjerrë skuadrat e treta më të mira të kualifikuara. Pra, përveç një renditjeje që përmbledh të tretat më të mira, do të ketë edhe një renditje se cilat nga grupet i kanë nxjerrë këto të treta më të mira. Pra, nëse në fund të raundit të parë të ndeshjeve në Grupe, ato që do të dërgojnë katër të tretat më të mira do të jenë për shembull Grupet A, B, C dhe D, do të ketë një ndarje të ndryshme, nëse në fund do të jenë Grupet A, B, D dhe E ato që do të nxjerrin katër të tretat më të mira për në 1/8-at.

SHEMBULLI ME BELGJIKËN

Për ta bërë më të thjeshtë: Nëse në mbylljen e ndeshjeve të grupeve mbrëmjen e sotme, në fund do të jenë Grupet A, B, C dhe D që do të nxjerrin katër të tretat më të mira, Belgjika në 1/8-at do të presë fituesen e Grupit A (Zvicrën).

Por, në rast se katër të tretat më të mira do të dalin nga Grupet A, C, D dhe F, Belgjika do të përballet me të tretën e F-së (sipas renditjes aktuale, dhe pa u luajtur ende ndeshjet, me Portugalinë). E njëjta gjë edhe për variantet e tjera, ndonëse gjithçka është e saktësuar në tabelën anësore në faqen 11 të gazetës.

 

Related posts

“SHEIKU” RONALDO/ CR7 dorëzohet përpara milionave: Më joshi vizioni i Al-Nassr

F.autor

E BUJSHME/ Juventus nxjerr në shitje yllin e ekipit. Ulet vlera e kartonit, por rroga mbetet problem

Delo.autor

E FRIKSHME/ Trondit Nagatomo: Kam rrezikuar të VDES, nëse do vonohej MJEKU, do isha…

Isa.Autor

Leave a Comment