Futboll Shqipëri Sport

GLADIATORI KUQEZI/ Xhaka falet nga arbitri, ndaloi si lojtar i fundit Demhasajn (VIDEO)

Përpara pak ditësh, në “Elbasan Arena”, në miqësoren përballë Uellsit, ku Shqipëria e Panuçit fitoi me rezultatin 1-0 me gol të Balajt, arbitri maqedonas do të falte Taulant Xhakën nga një karton i kuq i sigurt. Mesfushori kuqezi goditi me kokë lojtarin kundërshtar dhe madje pati sjellje jo të hijshme, por përpos protestave të Ryan Giggs, trajnerit të “dragonjve”, arbitri e fali.

Pak ditë më vonë, në Zvicër, sfida mes Luzern dhe Basel u mbyll 1-1 pas 95 minutave me tension. Miqtë barazuan në sekondat e fundit, por Xhaka duhet ta kishte mbyllur ndeshjen shumë më përpara, kur në minutën e 37-të kapi nga fanella dhe pengoi shqiptarin Demhasaj, teksa nisej në kundërsulm i vetëm.

Përpos protestave të vendasve, arbitri nxorri vetëm të verdhë.

Related posts

GEORGINA RODRIGUEZ MË SEKSI SE KURRË/ Partnerja e Ronaldos mahnit fansat me linjat e saj

Delo.autor

Tjetër 2-golësh i Ibrës në MLS, por këtë herë mungon përmbysja e Galaxy (VIDEO)

Sadik.Autor

MALDINI “PESHKON” SËRISH NË FRANCË/ Milan pranë akordit me “klonin” e mesfushorit Pogba…

Delo.autor

Leave a Comment