Bundesliga Futboll Sport

TENSIONE TEK BAYERN MUNICH/ Niko Kovac pranë shkarkimit

Niko Kovac është, mbase jo çuditërisht, është buzë shkarkimit nga pozita e trajnerit të Bayern Munichut, pasi skuadra e tij e lëshoi nga dora një epërsi prej 3-1 ndaj skuadrës së parafundit të Bundesligës, Fortuna Dusseldorfit, këtë fundjavë.

Bayerni u ndal me barazim 3-3 nga Dusseldorfi edhe pse po udhëhiqte 3-1 në takimin e fundjavës në Bundesligës.

Presidenti i kampionit gjerman, Uli Hoeness, tha se Kovac do të jetë trajneri i Bayernit në ndeshjen e së martës ndaj Benfikës në Ligën e Kampionëve, por sipas Sun në Britani dhe Bild në Gjermani, trajneri kroat i ka ditët e numëruara.

“Të martën, trajneri ynë do të jetë Niko Kovac, natyrisht”, tha Hoeness.

Ndërkohë, Bild shton më tej se Arsene Wenger mund të jetë zëvendësuesi i Kovacit buzë shkarkimit.

Related posts

STATISTIKAT/ Inter me bilanc pozitiv, nuk do ta besoni sa ndeshje kanë pa humbur në shtëpi Lazio

Delo.autor

Higuain me mendjen tek titulli: Fitorja e sotme ka shijen e Skudetos

Sadik.Autor

Napoli parakalon Juventus për mbrojtësin e Manchester…

Sadik.Autor

Leave a Comment