Futboll Sport

DREJTOI MAKINËN PA PATENTË/ Gjykata merr këtë vendim për Piquen…

Gerrard Pique është dënuar me gjobë prej 48.000 euro për drejtimin e automjetit pasi kishte humbur pikët e patentës.

Mbrojtësi i Barcelonës më parë kishte humbur pikët e patentës dhe nuk kishte të drejtë të drejtonte automjetin.

Më 31 gusht mbrojtësi i Barcelonës është ndaluar nga policia dhe është dërguar në gjykatë, ku sot ka marrë këtë vendim.

Gjyqtari e konsideron atë autor të një vepre penale kundër sigurisë rrugore “për shkak të humbjes së vlefshmërisë së patentës”.

Pique nuk ka folur për këtë rast por detyrohet të paguajë gjobën e majme me vlerë 48 mijë euro që do të derdhen në arkat e shtetit spanjoll.

Related posts

SKANDALI ME TIFOZËT/ Xhiro me patina, Spanja përton të ecë në këmbë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ S’ka rinovim për dy lojtarë, Vllaznia humbet protagonistët e sezonit të fundit

Delo.autor

Dybala shihet nga klubi francez i PSG si zëvendësuesi ideal për Neymarin.

Q.Autor

Leave a Comment