Futboll Seria A Sport

I KANË MAHNITUR “KUQEZINJTË” ME FORMËN E TYRE/ Pioli dhe Ibra: Milan, mos ki frikë për titullin

Milani ka njohur dje kundërshtaren e 1/ 16-ve në Ligën e Europës dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër si Crvena Zvezda, rivali që eliminoi Tiranën në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Lidhur më shortin ka folur edhe trajneri Stefano Pioli që ka dhënë një deklaratë për televizionin e klubit: “Shortet kështu e kanë e ne nuk kishim menduar asgjë.

Do të jetë emocionuese të rikthehemi në Beograd, një qytet i lidhur me një nga faqet më të lavdishme të historisë së Milanit. E di që janë një ekip i strukturuar mirë dhe në Serbi po dominojnë kampionatin, por ne kemi treguar se mund të luajmë ndaj kujtdo në mënyrë të barabartë”. Më pas 55- vjeçari ka komentuar edhe ecurinë e kuqezinjve të cilët të dielën u ndalën në barazim kundër Parmës. “Nuk duhet ta humbasim atë shpirt gare. Duke luajtur gjithmonë me qasje sulmues është normale që të rrezikosh diçka, megjithatë nuk dua që ta humbasim këtë mendësi. Drejtuesit nuk na kanë vendosur objektiva, megjithatë ne duam të bëjmë një rrugëtim sa më të bukur”.

LEGJEDNDA IBRA – Zlatan Ibrahimoviç është vlerësuar dje nga “Gazzetta dello Sport” në kategorinë “Legjendë”. Në fjalën e tij falënderuese, suedezi tha: “Puna jep gjithmonë fryte. Kur isha 30 vjeç punoja me shumë, ndërsa te Milani tani po përjetoj një sfidë tjetër. Kur futëm në ‘valle’ sillem si Ibrahimoviç dhe sjell ndryshime.

Çdo trofe është i bukur dhe ka historinë e tij sepse do të thotë që ke bërë diçka pozitive. Sipas meje Milani duhet të ketë kurajë për të ëndërruar titullin”. Në moshën 39- vjeçari ai po shkruan një tjetër faqe të historisë së tij teksa udhëheq renditjen e golashënuesve të kampionat. Lidhur me këtë aspekt, numri 11 i “Djallit” zbuloi: “E patë foton në dëborë. Ai është mentaliteti im sepse sa më shumë stërvitem aq më mirë ndihem. U këshilloj të gjithëve të besojnë te vetja dhe të bëjnë më tepër çdo ditë pa u dorëzuar. Formulë tjetër për suksesin nuk ka”.

Related posts

Mourinho: Mos thoni se Man City e fitoi titullin sepse ne humbëm… nuk është e drejtë!

Sadik.Autor

YLLIT UELLSIAN I KTHEHET BUZËQESHJA/ Bale del për herë të parë në stërvitje me Tottenham që pas rikthimit

Delo.autor

MBETET VETËM ZYRTARIZIMI! Ronaldo transferohet tek Manchester United

F.autor

Leave a Comment