Futboll Shqipëri Sport

TËRMET NË FSHF/ Mësohet kush LARGOHET nga drejtimi i moshave, ja fati i BOGDANIT…

Një njoftim “rrufe” i Federatës Shqiptare të Futbollit ka shkaktuar habi të madhe te të gjithë. Viti skandaloz i kombëtareve me rezultatet duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë dhe te e ardhmja e trajnerëve të moshave. FSHF njofton se nesër (të martën) prej orës 11:00 do të bëhet prezantimi i emrave të rinj të trajnerëve të moshave. Kjo do të thotë se do të ketë largime nga këto poste.

“Federata Shqiptare Futbollit ju fton nesër, e martë, ora 11:00, në një konferencë për shtyp ku do të prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Konferenca do të mbahet pranë zyrave të FSHF”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së, por nuk bëhen të ditur emrat që do të marrin drejtimin.

Kombëtarja U-15 deri tani drejtohet nga Eqerem Memushaj e duket se do të vazhdojë të jetë sërish në krye të këtij stoli. Mësohet se trajneri i Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagic, do të lërë pozicionin e trajnerit pranë kësaj grupmoshe dhe bashkë me te dhe ai i U-19, Erjon Bogdani. Ende nuk dihen zëvendësuesit e tyre, por të paktën këta të dy do të largohen. Ende nuk ka diçka të qartë për të ardhmen e Bushit në krye të U-21. Megjithatë, gjasat janë që numri një i stolit të largohet. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte paralajmëruar ndryshime për të gjithë grupmoshat në një deklaratë të tij të para pak ditëve.

Related posts

“MESSI ËSHTË GJENIU I VETËM NË FUTBOLLIN BOTËROR”/ Ish-trajneri i Realit e pranon

Delo.autor

SUPERSFIDA E TITANËVE/ Shifër e ÇMENDUR, ja sa PARA fituan Fury dhe Wilder

Isa.Autor

FIFA I DHA TË DREJTË LOJTARIT/ Skënderbeu padit në KAS mesfushorin Shqiprim Taipi

Delo.autor

Leave a Comment