Futboll Seria A Sport

DEBATI PËR MILANIN/ SALVINI mbyll polemikën me trajnerin: E respektoj Gattuson, fola si…

Një post-ndeshje e rëndësishme për Rino Gattuso, i cili iu përgjigj në konferencën për shtyp kritikave të bëra nga Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. Ky i fundit ka folur edhe një herë mbi trajnerin kuqezi. Salvini e drejtoi gishtin e tij nga Gattuso, që nuk bëri ndryshime, në një kohë kur ekipi dukej i lodhur, me barazimin ndaj Lazios, që arriti vetëm në “frymën e fundit”.

Ministri shpjegoi sot fjalët e tij, duke u përpjekur për ta mbyllur në njëfarë mënyre polemikën: “Le të themi se ndoshta, me disa ndryshime, loja do të kishte përfunduar ndryshe. Unë kam nderim të madh për Gattuso, si lojtar dhe trajner. Por, kur rezultati ishte ende 1-0 për ne, trajneri i Lazios bëri tri ndryshime, duke aktivizuar tre lojtarë të rinj. Ne nuk e bëmë këtë, megjithëse kundërshtari po na shtypte në 20 minutat e fundit”.

Related posts

NDESHJA NDAJ CRYSTAL PALACE/ Kështu nisi aksioni që ndëshkoi “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

“AI MOMENTI KUR…”/ Sulmuesi Cikalleshi “konfrontohet” për pagesën në restorant. Ja pamjet (VIDEO)

Delo.autor

PAMJE SPEKTAKOLARE/ Prezantohet projekti “Bernabeu”, një minierë ari në Madrid (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment