Futboll Shqipëri Sport

KAPITENI HOXHA MUNGON/ Shikoni si “BETOHEN” lojtarët e Partizanit përpara derbit me Tiranën (FOTO)

Partizani zhvilloi në kompleksin sportiv në “Pezë-Helmes” stërvitjen e radhës në prag të derbit ndaj Tiranës. I pranishëm në këtë stërvitje ka qenë edhe drejtori Olsi Rama.

Skuadra u mblodh fillimisht në një pjesë të fushës teksa trajneri Skënder Gega mbajti një fjalim para skuadrës për afro 20 minuta.

Më pas ishte radha e drejtorit Rama që foli shkurtimisht. Pas fjalëve të drejtorit. Lojtarët dhe stafi u mblodhën të gjithë së bashku duke bërë “betimin”, teksa stërvitja vijoi normalisht.

bandicam 2018-11-27 15-54-09-021

Me ekipin është bashkuar mesfushori Esat Mala, teksa portieri Alban Hoxha vijon të mungojë. Edhe pse gardiani i kuq u lirua nga gjykata e Tiranës, nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore.

bandicam 2018-11-27 15-34-56-950

Më shumë gjasa portieri do ta humbasë derbin ndaj bardhebluve, gjithsesi asgjë nuk është vendosur. Pritet më mjaft kureshtje së çfarë vendimi do të marrë klubi i kuq në lidhje me këtë çështje. Nesër skuadra do t’i drejtohet qytetit të Elbasanit për të vijuar atje përgatitjet.

Related posts

EURO 2027 NË SHQIPËRI DHE SERBI/ Duka: Më shumë se futboll, thyejmë barrierat mes dy popujve

F.autor

E ARDHMJA E DY MBROJTËSVE/ Barcelona nxjerr në shitje kampionin e botës…

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Gati rikthimi në kombëtare, bomberi Ibrahimovic mund të luaj kundër…

Delo.autor

Leave a Comment