Futboll La Liga Sport

SUPERCLASICO PA SHTËPI/ Boca refuzon të luajë dhe Conmebol, por ka një IDE TË RE

Finalja e kthimit në Copa Libertadores, mes River Plate e Boca Juniors, vazhdon të prodhojë lajme dhe sot e ka radhën takimi i paralajmëruar në Luque të Paraguait, mes drejtuesve të Conmebol, presidentëve të dy klubeve dhe është shtuar edhe një personazh i ri, Robert Harrison, presidenti i federatës paraguajane të futbollit.

Prania e këtij të fundit nuk është rastësi, sepse po shqyrtohet ideja e të luajturit në Paraguai,

Boca Juniors kërkon fitore në tavolinë dhe presidenti i Boca-s deklaroi para selisë së Conmebol: “Nuk do të jap OK për asnjë marrëveshje”.

Gjithsesi, nëse apeli i Boca-s hidhet poshtë, Conmebol mund të mos lejojë zhvillimin e takimit në Monumental, duke pasur frikë nga trazirat.

Paraguai po studiohet si alternativë dhe Walter Vázquez, komandanti i policisë në Paraguai, ka pranuar se i janë kërkuar detaje për organizimin e ndeshjes më 9 dhjetor, me shumë gjasa pa praninë e spektatorëve.

Related posts

Ekspertë për të prishur trofetë. Gundogan kërkon ndihmë, Ramos i përgjigjet

Sadik.Autor

SPEKTAKOLAR/ BENZEMA bën MESSIN, goli i 200 me REALIN është një mrekulli (VIDEO)

Isa.Autor

“SHKATËRROHET PORTA”/ Insigne shënon SUPERGOL për Napolin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment