Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI i sjell GATTUZOS “Kakan e ri”, braziliani gati të shpërthejë

Më 3 janar të vitit të ardhshëm ai do të zbresë në Milano për t’ju bashkëngjitur klubit të Milanit. Lucas Paqueta, i datëlindjes 27 gusht 1997 zyrtarisht është lojtar i kuqezinjve italian.

Prurja e re e Milan-it, Lucas Paqueta, i ka dhënë lamtumirën Flamengo-s ditën e sotme, ku për mediat vendase fillimisht është shprehur: “Shihemi me vonë, kjo nuk është një lamtumirë e përhershme”, ju ka thënë ai shokëve të skuadrës. 21-vjeçari do të veshë fanellën kuqezi në janar, kurse ndeshja e tij e fundit do të jetë kundër Atletico Paranaense fundjavën e ardhshme.

“Tani është koha për përshëndetje”, ka thënë Paqueta për “Globo Esporte”. “Jam gati për të nisur një aventurë të re, falënderoj klubin për të gjitha mundësitë që me dha, por pas 12 viteve mendoj se erdhi koha që të largohem”.

“Do të kem shumë gjëra në mendje ditët në vijim, por duhet të pushoj dhe të përgatitem sa më mirë për ndeshjen e radhës. Mendoj t’iu them: shihemi më vonë; asnjëherë lamtumirë”.

Related posts

E BUJSHME/ Aventura e Koeman nis si mos më keq te Barcelona, 16 mungesa në stërvitje!

Delo.autor

“BERNABEU” PËRGATITET PËR FESTË/ Të martën prezantohet blerja e radhës

F.autor

E PAZAKONTË/ Ping-pong i çuditshëm me Muçin, Reja ia kthen përsëri Bushit për ndeshjet e U-21

Delo.autor

Leave a Comment