Futboll Sport

Egjiptiani i Arsenalit flet shqip, uron të gjithë shqiptarët për 28 Nëntor (FOTO+VIDEO)

Mesfushori egjiptian i Arsenalit, Mohamed Elneny, ua ka uruar festen e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve dhe atë në mënyrë shumë të veçantë, pikërisht në gjuhën shqipe.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, bashkëlojtari i tij Elneny dëgjohet duke uruar për festen e Flamurit në gjuhën shqipe.

“Urime, urime krejt, urime!”, dëgjohet ai duke uruar në gjuhën shqipe.

Edhe vetë Mustafi – i cili është përfaqësues i Gjermanisë – ka uruar për 28 Nëntorin përmes një postimi në Instagram, duke thënë se iu bashkohet gjithë shqiptarëve në kremtimin e Ditës së Flamurit – festes kombëtare.

Mustafi ka lindur në Gjermani por ka orgjinë nga Gostivari.

Related posts

Juventus e shiti për disa ‘kacidhe’, tani ai vlen mbi 100 milionë euro

Q.Autor

CHAMPIONS/ Milani dhe Juventusi në kërkim të fitores së parë, sonte në fushë zbret dhe Real Madridi

F.autor

E MBYLLI ME SHKODRANËT/ Ish-sulmuesi i Vllaznisë i bashkohet skuadrës tjetër të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment