Bundesliga Futboll Sport

KOVAC ME “PATERICA”/ Çdo gjë në rregull te BAYERN? Të paktën deri të…

Ndeshja që do të vendoste fatin e Niko Kovac shkoi shumë mirë. Por akoma nuk ka shpëtuar te FC Bayern. Franck Ribery shkoi të festonte me trajnerin pas golit të pestë të bavarezëve ndaj Benfica-s, ata të dy u përqafuan.

Shpeshherë francezi është parë i nervozuar pas zëvendësimit. Këtë herë ai u soll sikur donte të tregonte se ai dhe trajneri janë të bashkuar dhe duan t’ia dalin së bashku.

Me fitoren 5-1, Bayern është kualifikuar për fazën e nokautit të Champions League dhe kjo i ka dhënë pak frymëmarrje trajnerit.

“Është normale që trajneri të kritikohet. Por ne jemi të bashkuar, fitojmë bashkë dhe humbasim bashkë,” është shprehur Robben në Sky.

Skuadra ka treguar shenjë jete dhe kanë zgjatur qëndrimin e trajnerit Kovac, të paktën deri të shtunën.

Related posts

SKANDALI ME 5 KLUBET SHQIPTARE/ Ja kush nuk bën dot merkato pa shlyer detyrimet prej dënimeve nga FIFA

Delo.autor

PARTIZANI-TEUTA/ Lerda bën ndryshim në mbrojte, Shkëmbi surprizon me skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp apel fansave: Mos e sulmoni autobusin e Roma-s!

Sadik.Autor

Leave a Comment