Futboll Seria A Sport

“SFIDA E VËSHTIRË”/ Ancelotti: Le të mendojmë për transfertën kundër Atalantës

Carlo Ancelotti pretendon se transferta e Napolit ndaj Atalanta në Seria A do të jetë më e vështirë se ndeshja e tij me Liverpool-in, në Ligën e Kampionëve, një finale për t’u kualifikuar në Grupin C. Ne duhet të shkojmë atje me guxim, për të luajtur fort, – tha Ancelotti lidhur me udhëtimin në “Anfield”.

Tani le të mendojmë për transfertën në Bergamo, e cila është më e vështirë se ajo ndaj Liverpool-it. Sa i takon ndeshjes me Crvena Zvezda, jam i kënaqur. Ne kemi luajtur me intensitet të madh për 60 minuta, pastaj kemi pasur një rënie fiziologjike, e cila ishte e pashmangshme.

Goli i kundërshtarit mund të ishte shmangur, por nuk mund të bëjmë matematikë, kur shkojmë të luajmë në Liverpool. Ne i kemi treguar cilësitë tona, kemi një avantazh, që na bën krenar, po udhëheqim grupin më të vështirë të Ligës së Kampionëve”.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Atalanta-Milan. Rezultati 2-3

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Luftëtari, Gol me 11-metërsh. Krutanët e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Delo.autor

“LËRENI TË QETË RONALDINHON”/ Valdano: Me krimin e tij, gjysma e botës në burg

Delo.autor

Leave a Comment